KANCELARI AUSTRIAK KRISTIAN STOKËR (CHRISTIAN STOCKER): AUSTRIA OFROHET SI VEND TAKIMI MES PRESIDENTËVE VLADIMIR PUTIN DHE VOLODIMIR ZELENSKI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Vienë, Austri | Austria, së bashku me Zvicrën, është ofruar gjithashtu të organizojë takimin e mundshëm midis Presidentëve Vladimir Putin dhe Volodimir Zelenski.
Kancelari austriak Kristian Stokër (Christian Stocker) e njoftoi këtë, duke kujtuar traditën e gjatë të Vjenës, e cila, gjithashtu pret organizata të shumta ndërkombëtare si IAEA, OPEC dhe OSBE.
“Nëse negociatat zhvillohen në Vjenë, ne do të kontaktojmë Gjykatën Ndërkombëtare Penale (e cila ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për presidentin rus, red.) për të sqaruar çështjen dhe të lejojmë Presidentin Putin të marrë pjesë”, shtoi Kryeministri Stokër (Stocker) në një deklaratë për median.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios