KAMIONISTI PALESTINEZ DREJTOI KAMIONIN MBI POPULLIN CIVIL | VRAU 1 IZRAELIT DHE PLAGOSI 2.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 31, 2023
- 1 min read

Modin, Izrael | Një izraelit vdiq, dhe dy u plagosën, pasi një palestinez që drejtonte një kamion, u fut në një pikë kontrolli, në Bregun Perëndimor, ku ishin mbledhur shumë njerëz. Shoferi i kamionit më pas u arratis, por, u bllokua në një pikë tjetër kontrolli, aty pranë, dhe u vra. Pika e kontrollit, ku ndodhi tragjedia ndodhet në një autostradë kryesore, nga Izraeli qendror në Jerusalem, pranë Modinit (Modiin). Shpesh, aty gjenden shumë roje sigurie dhe ushtarë. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant (Yoav Gallant), ka komunikuar gjeneralitetet e viktimës, ndërsa mjekët njoftuan për të plagosurit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)


















Comments