VATIKAN | PAPA LEO XIV-të: NË LIBAN EKZISTON NJË DETYRIM MORAL PËR TË MBROJTUR POPULLSINË CIVILE; BOTA NUK DUHET TA HUMBASË VËMENDJEN PËR UKRAINËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Vatikan | “Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta humbasë vëmendjen nga tragjedia e luftës në Ukrainë.
Gjithashtu, në këto ditë dhimbjeje, frike dhe shprese të pamposhtur, jam më afër se kurrë popullit të dashur libanez.
Parimi i humanitetit, i gdhendur në ndërgjegjen e çdo personi, njihet në të drejtën ndërkombëtare dhe përfshin detyrimin moral për të mbrojtur popullsinë civile nga efektet e tmerrshme të luftës.
U bëj thirrje palëve në konflikt të ndërpresin zjarrin dhe të kërkojnë urgjentisht një zgjidhje paqësore”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të në Rexhina Koeli (Regina Caeli) nga Sheshi i Shën Pjetrit.
“Sot, shumë kisha lindore festojnë Pashkët sipas kalendarit Julian. Të gjitha këtyre komuniteteve, u shpreh urimet e mia më të përzemërta për paqe në bashkimin e besimit në Zotin e Ngjallur”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të në lutjen e tij Rexhina Koeli (Regina Caeli) me rastin e kremtimit të Pashkëve Ortodokse.
“I shoqëroj me lutje më intensive, ata që vuajnë për shkak të luftës, veçanërisht popullin e dashur ukrainas. Drita e Krishtit u sjelltë ngushëllim zemrave të pikëlluara dhe forcoftë shpresën e tyre për paqe”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments