MBRETËRIA E BELGJIKËS | PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: MISIONI I RI I BE-së NË LIBAN ËSHTË GATI POR NUK DO TË ZËVENDËSOJË UNIFIL-in.

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Planifikimi për misionin e ri mbështetës të Bashkimit Evropian për të trajnuar dhe këshilluar Forcat e Armatosura Libaneze ka përfunduar”.
Kështu tha përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në mision në Liban, duke nënvizuar se Brukseli ka marrë një ftesë zyrtare nga autoritetet libaneze dhe për këtë arsye mund të vazhdojë me krijimin e misionit.
“Pres që ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian ta krijojnë zyrtarisht misionin të hënën, më 12 tetor, i cili do të japë një kontribut vendimtar për sigurinë e Libanit”, - tha përfaqësuesja e lartë Kallas, duke shpjeguar se misioni nuk do të zëvendësojë UNIFIL-in.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments