JONI KETA U ZGJODH DREJTUES I BYROSË KOMBËTARE TË HETIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | AI ËSHTË NIPI I ISH-VRASËSIT KOMUNIST MYSLIM KETA (I CILI GJITHASHTU VDIQ NË RRETHANA TEJET TË DYSHIMTA).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) votoi me 11 vota pro që z. Joni Keta të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit të Republikës së Shqipërisë.
Ai zuri vendin e ish-Drejtueses Aida Hajnaj.
Kumtohet se procesi i votimit u monitorua nga subjekte përfaqësues të Ambasadës së ShBA-ës dhe asaj së Bashkimit Evropian të akredituara në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Garues që synonin postin e drejtuesit të Byrosë ishin:
1- Z. Andi Pogaçe.
2- Z. Artur Beu.
3- Z. Elton Kërluku.
4- Z. Gentian Ndoi.
5- Z. Gentjan Shehaj.
6- Z. Gledis Nano.
7- Z. Joni Keta.
Nga sa më sipër, konstatohet se ndër kandidatët nuk pat asnjë të gjinisë femërore, dhe për pasojë, kjo mund të konsiderohet edhe si diskriminim gjinor.
Z. Joni Keta është nipi i ish-vrasësit komunist Myslim Keta (i cili, gjithashtu vdiq në rrethana tejet të dyshimta, gjatë periudhës së regjimit diktatorial titisto-stalinisto-pol potist, që e sundoi Shqipërinë me dhunë dhe me terror shtetëror për 45 vjet, duke u mohuar, shkelur dhe përdhosur shqiptarëve Liritë dhe të Drejtat Themelore Njerëzore në mënyrat më kriminale të mundshme; kryesisht duke përdorur ish-bandën kriminale të njohur si ish-Sigurimi i Shtetit për të kryer vrasje, zhdukje kufomash, përdhunime, tortura dhe lloje-lloje krimesh nga më të rëndat e më barbaret).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments