JO SAKRIFICËS SË DHENVE: IDEJA PËRMES RRJETEVE SOCIALE NË MAROK | SUGJEROHET QË MBRETI TË THERI 1 DASH PËR GJITHË KOMBIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 16, 2024
- 2 min read
Rabat, Marok | Të anulohet festa e Aid el Adha-s, festa e sakrificës. Me afrimin e afatit, i cili bie në natën mes 16 dhe 17 qershorit, hashtagu #CancelEidAlAdha zë vend në mediat sociale marokene, duke rihapur debatin mbi ritualin që përfshin therjen e miliona deleve.
Diskutimi ndan mbështetësit e rëndësisë fetare dhe kulturore të kësaj tradite shekullore nga ata që pohojnë se heqja dorë nga festivali, qoftë edhe një herë, do të lehtësonte barrën financiare për familjet në vështirësi.
Ndërkohë që qeveria njofton se ka importuar dhen me sukses nga jashtë, ka organizuar 34 tregje të përkohshme për shitje, dhe ka kontrolluar bagëtinë në shitje, kriza ekonomike po i ndjen ende efektet e saj.
Nga pikëpamja fetare, kurbani i dashit është “suneh” i Islamit, pra traditë, jo obligim.
Ata që nuk mund ta përballojnë nuk duhet ta ndjekin atë.
Madje ka nga ata që sugjerojnë se mbreti mund të bënte sakrificën në emër të të gjithë kombit.
Por është e vetëkuptueshme se një anulim kombëtar i ritit do të kishte pasoja fetare në Marok dhe gjithashtu në vendet myslimane.
Sipas shoqatave për mbrojtjen e konsumatorit, çmimet e deleve dhe dhive të kurbanit pritet të rriten deri në 1500 dirhemë më shumë (rreth 150 euro) krahasuar me vitin e kaluar: një rritje që do ta sillte çmimin deri në ekuivalentin e 500 euro për kokë.
Tashmë ka pasur precedentë në Marok, Aid el Adha u pezullua për shembull në vitin 1963, kur po zhvillohej “Lufta e Rërës” midis Marokut dhe Algjerisë; në vitin 1981, për shkak të një thatësire të madhe që goditi vendin dhe çoi në ngordhjen e një pjese të madhe të bagëtive.
Dhe së fundi, në vitin 1996, përsëri për shkak të thatësirës së madhe e cila arriti kulmin në vitin 1995 dhe e detyroi qeverinë të shpallte gjendjen e fatkeqësisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































