JETËGJATËSIA MUND TË TRASHËGOHET FALË NJË PROTEINE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 28, 2025
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Jetëgjatësia mund të trashëgohet nga brezi në brez falë një proteine që si një lajmëtar molekular, udhëton nga qelizat normale në trup në qelizat riprodhuese, duke i nxitur ato të bashkëngjitin etiketa molekulare në ADN që aktivizojnë ose çaktivizojnë gjene të veçanta.
Kjo tregohet nga një studim i botuar në revistën “Science” dhe i udhëhequr nga Instituti Mjekësor Howard Hughes në Shtetet e Bashkuara, i cili, vëzhgoi fenomenin te krimbi Caenorhabditis elegans, një nga organizmat më të studiuar ndonjëherë nga gjenetistët.
Zbulimi ka implikime përtej aftësisë për të jetuar më gjatë.
Hulumtimi përshkruan një mekanizëm të ri përmes të cilit informacioni gjenetik kalohet nga një brez në tjetrin pa ndryshuar ADN-në.
Studiuesit e udhëhequr nga znj. Meng Wang modifikuan gjenetikisht krimbat për t'i bërë ata të prodhojnë sasi më të mëdha të një enzime të dobishme për lizozomet, qendrat e riciklimit të qelizave.
Ky mutacion, në fakt, mund të zgjasë jetëgjatësinë e C. elegans deri në 60%.
Surpriza erdhi me pasardhësit e krimbave të modifikuar, me individë që jetuan më gjatë se normalja pavarësisht se nuk kishin mutacionin gjenetik përgjegjës.
Prandaj, duhet të ketë pasur një mekanizëm tjetër që lejoi që tipari të kalohej pa ndikuar në AND.
Kështu doli në pah se histonet; ndryshimet në lizozome që nxisin jetëgjatësinë transferohen nga qelizat normale në qelizat riprodhuese pikërisht falë histoneve, të cilat, nuk modifikojnë sekuencën gjenetike, por vetëm i bashkëngjitin etiketa molekulare asaj për të menaxhuar shprehjen e saj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments