IZRAELI SHPALLI ARMËPUSHIM 24 ORË PAS MBLEDHJES SË QEVERISË | PERIUDHA 72-ORËSHE E LIRIMIT TË PENGJEVE DO TË FILLOJË MENJËHERË PAS KËSAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 9
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Zëdhënësja e qeverisë izraelite shpjegoi se një mbledhje e kabinetit do të mbahet në orën 17:00 (ora vendore, ora 16:00 në Shqipëri) dhe një orë më vonë mbledhja e qeverisë.
“Brenda 24 orëve nga mbledhja e kabinetit, një armëpushim do të hyjë në fuqi në Gazë.
IDF-ja do të tërhiqet në vijën e verdhë, siç tregohet nga hartat e planit Tramp (Trump).
Pas 24 orësh, do të fillojë periudha 72-orëshe, gjatë së cilës, të gjithë pengjet tona do të lirohen dhe do të kthehen në Izrael”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments