top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“IZRAELI NUK ËSHTË NJË REPUBLIKË BANANESH” | KRYEMINISTRI NETANJAHU NDALOI SHEFIN E SHTABIT TË TAKOHET ME SEKRETARIN BLINKEN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 7, 2024
  • 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Kryeministri Benjamin Netanjahu sot në mbrëmje do të flasë për marrëveshjen për lirimin e pengjeve.

Kështu bëhet e ditur nga zyra e kryeministrit.

Takimi privat mes sekretarit amerikan të Shtetit Entëni (Antony) Blinken dhe shefit të Shtabit të Izraelit, gjeneral Herzi Halevi (Halevy), i cili, u shfaq në programin e vizitave të publikuar dje nga amerikanët, nuk do të zhvillohet.

Arsyeja, pretendon Israel ha-Yom, është për shkak të kundërshtimit të shprehur nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu.

Një burim politik, i cituar nga gazeta, vuri në dukje se në marrëdhëniet diplomatike nuk është normale që një ministër i Jashtëm të takohet me një udhëheqës ushtarak të vendit tjetër pa praninë e një lideri politik.

Izraeli nuk është një republikë bananesh”, shtoi burimi.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page