IZRAELI NUK PËRJASHTON PUSHTIMIN TOKËSOR TË LIBANIT ME QËLLIM ARRITJEN E OBJEKTIVAVE KUNDËR HEZBOLLAHUT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Ofensiva e re e Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kundër Hezbollahut do të jetë e gjerë dhe gjithëpërfshirëse dhe mund të përfshijë një pushtim (tokësor).
Kështu i tha një burim sigurie izraelit entit mediatik saudit “Al-Hadath” i cituar nga enti tjetër mediatik izraelit “Times of Israel”.
Burimi deklaroi se nuk do të ketë imunitet për asnjë politikan apo figurë ushtarake të Hezbollahut, as për mbështetësit e tij.
Izraeli nisi dhjetëra sulme në Liban këtë mëngjes, pasi Hezbollahu lëshoi raketa dhe dronë në Izrael gjatë natës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments