IZRAELI KONFIRMOI SULMIN NDAJ CENTRALIT BËRTHAMOR TË ISFAHANIT | 50 AVIONË NË VEPRIM DHE 150 BOMBA TË HEDHURA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 21
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Izraeli konfirmon. Një seri sulmesh u kryen gjatë natës në dhjetëra objektiva në Iran, përfshirë centralin bërthamor të Isfahanit”, tha ushtria, siç raportohet nga enti mediatik Kohërat e Izraelit (Times of Israel) pas raportimeve të përhapura nga mediat iraniane.
“Rreth 50 avionë luftarakë morën pjesë në operacione. 150 bomba u hodhën”, raportoi gazeta.
“Brenda kompleksit në Isfahan, u shënjestrua gjithashtu një strukturë prodhimi centrifugash, së bashku me objektiva të tjera ushtarake të regjimit iranian në zonë”, thanë forcat izraelite (IDF).
“Sulmet - sipas IDF-së - goditën ndër të tjera automjete të përdorura për të lëshuar dronë drejt Izraelit, depo raketash balistike dhe infrastrukturë lëshimi, radarë dhe vende të mbrojtjes ajrore”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments