IZRAEL | SULMI IRANIAN ME RAKETA LA KATËR TË VDEKUR NË HAIFA.

Jeruzalem, Izrael | Numri i të vdekurve nga një sulm iranian në Haifa - i ndodhur dje - shkoi në katër.
Trupat e një çifti në të tetëdhjetat ishin gjetur tashmë, dhe sot shpëtimtarët gjetën djalin e tyre (rreth 40 vjeç) dhe partneren e tij (rreth 35 vjeç), një shtetase e huaj.
Të katër personat, sipas mediave izraelite, kishin kërkuar strehim në shkallë dhe mbetën të varrosur nën rrënoja.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments