IZRAEL | POLICIA PENGOI PATRIARKUN LATIN TË JERUZALEMIT (KARDINALIN) PIERBATTISTA PICABALA (PIZZABALLA) TË HYNTE NË VARRIN E SHENJTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Updated: 12 minutes ago
Jeruzalem, Izrael | “Policia izraelite pengoi Patriarkun Latin të Jeruzalemit, Kardinalin Pierbattista Picabala (Pizzaballa) dhe Kujdestarin e Tokës së Shenjtë, Imzot Françesko Ielpon (Francesco Ielpo), të hynin në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jerusalem, ndërsa ishin duke shkuar për të kremtuar Meshën e së Dielës së Palmave”.
Kështu raportuan Patriarkana e Jeruzalemit dhe Kujdestaria e Tokës së Shenjtë në një deklaratë të përbashkët.
Të dy thuhet se u ndaluan ndërsa ishin duke shkuar privatisht për në vendin fetar dhe u detyruan të ktheheshin prapa.
“Pati disa keqkuptime, nuk e kuptuam njëri-tjetrin dhe kjo është ajo që ndodhi. Nuk ka ndodhur kurrë më parë, është për të ardhur keq që kjo ndodhi”.
Kështu tha Patriarku Latin i Jeruzalemit, Kardinali Pierbattista Picabala (Pizzaballa) në një intervistë ekskluzive me entin mediatik italian në pronësi të Konferencës Episkopale Italiane (CEI).
“Nuk pati përplasje, gjithçka u bë me shumë mirësjellje. Nuk dua t'i detyroj gjërat; duam ta përdorim këtë situatë për të sqaruar më mirë në ditët në vijim se çfarë të bëjmë, duke respektuar sigurinë e të gjithëve, por edhe duke respektuar të drejtën për t'u lutur.
Ngjarjet e këtij mëngjesi janë të rëndësishme, por duhet të marrim në konsideratë kontekstin më të gjerë.
Ka njerëz që janë shumë më keq se ne, të cilët, nuk mund të festojnë për arsye shumë të ndryshme. Edhe një herë, ne po festojmë një Pashkë të zbutur”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





Comments