top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAEL | SHEFI I SHTABIT TË USHTRISË EIAL (EYAL) ZAMIR: JEMI TË PËRGATITUR PËR MUNDËSINË E NJË LUFTE SURPRIZË; NXORËM MËSIME NGA PËRPJEKJA 12-DITORE ME IRANIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 19
  • 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Ne jemi plotësisht të përgatitur për çdo skenar me një mbrojtje gjithëpërfshirëse.


Mësimet e nxjerra nga lufta 12-ditore kundër Iranit në qershor janë zbatuar në ushtri, dhe në këtë kontekst, Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) po përgatitet gjithashtu për mundësinë e një lufte surprisë”.


Kështu tha Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, Eyal Zamir, gjatë një vizite në Komandën e Frontit të Brendshëm.


IDF-ja është gati të vendosë aftësi ofensive të papara kundër çdo përpjekjeje për të dëmtuar Shtetin e Izraelit”, shtoi Shefi i Shtabit Zamir.


Vetëm dje, tre avionë të rinj F-35 të dorëzuar nga “Lockheed” zbarkuan në bazën ushtarake izraelite në Nevatim, duke iu shtuar më shumë se 40 avionëve që janë tashmë në shërbim të Forcave Ajrore.


Enti mediatik izraelit “Channel 12” raportoi se një avion i fshehtë mbërriti në Izrael nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa disa avionë të tjerë luftarakë amerikanë zbarkuan në Jordani si pjesë e vendosjeve të fundit ushtarake në Lindjen e Mesme, të urdhëruara nga administrata amerikane pas krizës me Iranin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page