SHEFI I SHTABIT TË FORCAVE MBROJTËSE TË IZRAELIT EIAL (EYAL) ZAMIR KA MIRATUAR PLANIN PËR TË PUSHTUAR QYTETIN E GAZËS | EVAKUIMI I POPULLSISË DO TË ZGJASË MË PAK SE 2 MUAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 days ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF), Eial (Eyal) Zamir, ka miratuar planin për të pushtuar Qytetin e Gazës dhe do t'ia paraqesë atë Ministrit të Mbrojtjes sot”, raporton enti mediatik “Channel 12”.
Ai shtoi se në bisedimet me dyer të mbyllura gjatë ditëve të fundit, z. Zamir deklaroi se evakuimi i planifikuar i popullsisë do të zgjasë pak më pak se dy muaj, pas së cilës qyteti do të rrethohet dhe do të pushtohet.
“Ne do të përpiqemi të minimizojmë përdorimin e forcave rezervë”, deklaroi gjithashtu shefi i IDF-së.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários