top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAEL | MINISTRI MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): ÇDO PASARDHËS I KHAMENEIT ËSHTË OBJEKTIVI YNË PAVARËSISHT SE KUSH ËSHTË AI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 4
  • 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz), tha se çdo udhëheqës i emëruar nga regjimi iranian për të zëvendësuar Ali Khamenein është një objektiv i qartë për eliminim”.


Kështu raportoi enti mediatik “Times of Israel”.


Çdo udhëheqës i emëruar nga regjimi terrorist iranian për të vazhduar të udhëheqë planin për të shkatërruar Izraelin, për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara, botën e lirë dhe vendet e rajonit, dhe për të shtypur popullin iranian, do të jetë një objektiv i qartë për eliminim”, tha Ministri Kac (Katz).


Nuk ka rëndësi se cili është emri i tij apo ku fshihet. Ne do të vazhdojmë të veprojmë me gjithë forcën tonë, së bashku me partnerët tanë amerikanë, për të çmontuar aftësitë e regjimit dhe për të krijuar kushtet që populli iranian ta rrëzojë dhe ta zëvendësojë atë”, tha Ministri Kac (Katz).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page