top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: VENDET QË ZHVILLOJNË LUFTË DIPLOMATIKE NDAJ NESH DO TË PAGUAJNË ÇMIMIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Vendet që nxisin luftë diplomatike kundër Izraelit do të paguajnë menjëherë çmimin”.

 

Kështu tha Kryeministri Benjamin Netanjahu, pasi Tel Avivi përjashtoi Mbretërinë e Spanjës nga Qendra për Koordinimin e Çështjeve Politike dhe Ushtarake (CMCC) në Kiriat Gat.


CMCC-ja mbikëqyr armëpushimin në Rripin e Gazës.


Spanja kishte një prani të përhershme në selinë qendrore”, tha një zyrtar izraelit për entin mediatik “Times of Israel”.


Izraeli nuk do të heshtë përballë atyre që na sulmojnë”, tha Kryeministri Netanjahu.


Spanja ka shpifur për heronjtë tanë, ushtarët e IDF-së, ushtarët e ushtrisë më morale në botë. Ata që sulmojnë Izraelin në vend të regjimeve terroriste, kushdo qofshin ata, nuk do të jenë partnerët tanë në të ardhmen e rajonit.


Nuk jam i përgatitur ta toleroj këtë hipokrizi dhe këtë armiqësi. Nuk kam ndërmend të lejoj asnjë vend të zhvillojë luftë diplomatike kundër nesh pa paguar menjëherë çmimin”, tha Kryeministri Netanjahu.


Mbretëria e Spanjës mbylli hapësirën e saj ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në sulmet ndaj Iranit, pasi refuzoi të përdorte bazat e përbashkëta ushtarake me ShBA-ës.


Marrëdhëniet midis Tel Avivit dhe Madridit janë përkeqësuar vazhdimisht vitet e fundit, pasi qeveria spanjolle ka shprehur zemërim dhe frustrim në rritje ndaj Izraelit për shkak të luftës në Gazë.


Muajin e kaluar, Mbretëria e Spanjës tërhoqi përgjithmonë ambasadorin e saj nga Izraeli.


Këtë javë, ajo e dërgoi ambasadorin e saj përsëri në Iran.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page