KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: KAM URDHËRUAR HAPJEN E NEGOCIATAVE TË DREJTPËRDREJTA ME LIBANIN SA MË SHPEJT TË JETË E MUNDUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izarel | “Në dritën e thirrjeve të përsëritura të Libanit për të hapur negociata të drejtpërdrejta me Izraelin, dje gjatë mbledhjes së kabinetit dhashë direktivën për të hapur negociata të drejtpërdrejta me Libanin sa më shpejt të jetë e mundur.
Negociatat do të përqendrohen në çarmatimin e Hezbollahut dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis Izraelit dhe Libanit.
Izraeli vlerëson thirrjen e sotme nga Kryeministri libanez për çarmatimin e Bejrutit”.
Kështu njoftoi Kryeministri Benjamin Netanjahu me anë të një deklarate.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments