IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: U KËRKOJ SHBA-ës TË MOS I SHESIN AVIONË LUFTARAKE F-35 TURQISË; REGJIMI TURK ËSHTË I INFEKTUAR NGA VËLLAZËRIA MYSLIMANE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 16 minutes ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mos i shesin armë të përparuara Turqisë, siç janë avionët F-35.
“Turqia është një regjim i infektuar nga Vëllazëria Myslimane.
Nuk mendoj se ata duhet të marrin avionë F-35 ose motorë për avionët e tyre luftarakë” tha kryeministri Benjamin Netanjahu, duke folur për entin mediatik amerikan “Fox News”, duke theksuar se një veprim i tillë do të prishte ekuilibrin e pushtetit në Lindjen e Mesme, i cili në fund të fundit garantohet nga superioriteti ajror i Izraelit dhe gjithashtu nga pozicioni i Shteteve të Bashkuara në rajon.
“Turqia është një vend i shkëlqyer, por qeveriset nga një president i cili e kërcënon hapur Izraelin me shkatërrim”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments