IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: NUK KA ASNJË PËRÇARJE ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP); JEMI TË NJË MENDJEJE PËR ÇËSHTJEN BËRTHAMORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 55 minutes ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | “Nuk mendoj se ka ndonjë përçarje midis nesh.
Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) është udhëheqësi i Shteteve të Bashkuara dhe bën atë që është e mirë për Amerikën.
Unë jam udhëheqësi i Izraelit dhe bëj atë që është më e mira për Izraelin.
99% të kohës biem dakord, por si në çdo familje, ndonjëherë ka mosmarrëveshje dhe flasim hapur për to”.
Kështu tha kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në një intervistë me entin mediatik amerikan “Fox News”.
“Pyetja e vërtetë është nëse kemi qëllime të ndryshme në lidhje me Iranin dhe përgjigjja është jo.
Ne duam që Irani të heqë dorë nga programi i tij bërthamor, të heqë uraniumin e pasuruar dhe të çmontojë objektet e tij bërthamore.
Presidenti Tramp (Trump) beson se, pas dy luftërave me Iranin, ai do të jetë në gjendje të ushtrojë presion në negociata për të arritur këto qëllime.
Shpresoj që ai të ketë sukses. Për sa kohë që unë jam kryeministër i Izraelit, Irani nuk do të ketë armë bërthamore”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments