IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: NE GJITHASHTU KEMI DISA MIQ TË TJERË SI INDIA ME 1.8 MILIARDË BANORË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | “Unë e respektoj JD Vens (Vance), kemi një marrëdhënie shumë të mirë, por kjo nuk do të thotë që gjithmonë biem dakord.
Danlld Trampi (Donald Trump) është miku më i mirë që kemi pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë.
Ne gjithashtu kemi disa miq të tjerë, si vendi i vogël që është India, me 1.8 miliardë banorë.
Ne kemi mbështetje të jashtëzakonshme atje.
Dhe kemi shumë vende të tjera që na mbështesin.
Është në modë tani … në shumë vende, mediat dhe mediat sociale janë të përmbytura me materiale anti-Izrael dhe antisemite, por shumë udhëheqës më telefonojnë dhe më thonë se kemi një problem me opinionin publik, por duam t'ju themi se ju respektojmë dhe do të donim të bënim marrëveshje, të kuptonim përvojën tuaj me ushtrinë, me inteligjencën artificiale dhe me kibernetikën”.
Kështu tha kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, kur u pyet për komentet e zv.presidentit Vens (Vance), i cili në javët e fundit u kërkoi anëtarëve të qeverisë izraelite të mos kritikojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin e vetëm të mbetur të Izraelit në botë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments