IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: LUFTA KA SHKATËRRUAR PROGRAMET BËRTHAMORE TË IRANIT; NA KËRCËNUAN ME SHFAROSJE; TANI PO LUFTOJNË PËR MBIJETESË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | Kryeministri Benjamin Netanjahu deklaroi se fushata e përbashkët izraelito-amerikane kundër Iranit kishte arritur të asgjësonte programet bërthamore dhe të raketave balistike të Republikës Islamike.
“Ne kemi arritur të shtypim programet bërthamore dhe të raketave”.
Kështu tha Kryeministri Netanjahu në një deklaratë televizive - duke shtuar se lufta kundër Teheranit kishte dobësuar gjithashtu udhëheqjen iraniane dhe aleatët e saj rajonalë.
“Ata donin të na mbytën, dhe (tani) ne po i mbytim ata. Na kërcënuan me shfarosje dhe tani po luftojnë për mbijetesë”, tha Kryeministri Netanjahu.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments