IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: JEMI TË VENDOSUR KUNDËR TERRORISTËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 25
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu njoftoi se së shpejti do të mbahet një takim me ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit për të diskutuar si t'i përgjigjemi sulmit të përgjakshëm në Gilad Farm.
“Ne do të veprojmë me vendosmëri kundër terroristëve dhe organizatorëve të tyre dhe nuk do të lejojmë që terrorizmi në Jude dhe Samari të ringjallet”, tha kryeministri Netanjahu.
Një palestinez rrëmbeu armën e shefit të sigurisë së vendbanimit Gilad Farm në Bregun Perëndimor verior dhe hapi zjarr ndaj një grupi izraelitësh, duke vrarë një person dhe duke plagosur dy të tjerë që ishin në gjendje kritike.
Katër palestinezë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën pas ndërhyrjes së Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments