IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: HEZBOLLAHU E KUNDËRSHTON MARRËVESHJEN E NDËRMJETËSUAR NGA SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izarel | “Kryeministri Benjamin Netanjahu, duke folur në një takim të kabinetit me ministrat e qeverisë, tha se nuk do të votonte për versionin e fundit të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga ShBA-ës me Libanin derisa Hezbollahu të pranonte kushtet”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Ynet”.
Ministrat, duke kritikuar armëpushimin e brishtë, kërkuan që ai të paraqitej për votim në kabinet.
Kryeminsitri Netanjahu refuzoi të thërriste votim, duke u thënë ministrave se nuk ka marrëveshje për momentin sepse Hezbollahu refuzoi të pranonte kushtet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments