IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: DIKTATORI ANTISEMIT ERDOGAN MOS NA MBAJË LEKSIONE; AI PO MASAKRON KURDËT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | “Diktatori antisemit Erdogan, i cili po kryen gjenocid kundër kurdëve, mbështet organizatën terroriste Hamas, shtyp popullin e tij dhe burgos kundërshtarët politikë, është personi i fundit që mund t'i japë mësime morale Shtetit të Izraelit”.
Kështu tha kryeministri Benjamin Netanjahu.
“Shteti i Izraelit dhe Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF), ushtria më morale në botë, do të vazhdojnë të veprojnë me vendosmëri kundër Iranit dhe aleatëve të tij, të cilët kërcënojnë Lindjen e Mesme dhe të gjithë botën”, shtoi kryeministri Netanjahu.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments