IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: DO TË VAZHDOJMË TË SULMOJMË HEZBOLLAHUN; JEMI TË GATSHËM PËR ÇDO SKENAR QË KA TË BËJË ME IRANIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Bejrut, Liban | “Forcat tona vazhdojnë të godasin Hezbollahun dhe jemi në prag të pushtimit të Bint Jbeil-it.
Dje i dhashë udhëzime Forcës Mbrojtëse të Izarelit (IDF) që të vazhdojë forcimin e zonës së sigurisë”.
Kështu tha Kryeministri Benjamin Netanjahu në një deklaratë video.
“Miqtë tanë amerikanë na mbajnë vazhdimisht të informuar mbi bisedimet me Iranin.
Objektivat tona janë të njëjta. Në rast të rifillimit të luftimeve, ne jemi të përgatitur për çdo skenar”, tha Kryeministri Netanjahu.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments