IZRAEL DEKLAROI SE NUK KA DËSHMI SE PENGJET JANË GJALLË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 15, 2023
- 4 min read

Gaza | Në Al-Shifa 40 pacientë vdiqën në një ditë të vetme, por Izraeli pretendon se lufta nuk është kundër popullit të Gazës.
Në spitalin Al-Shifa, disa mjekë dhe pacientë të shumtë janë të bllokuar për shkak të luftimeve që prej ditësh janë përqendruar pranë spitalit, dhe kanë bërë që të ndërpriten operacionet e tij.
Ndërkohë, agjencitë humanitare vazhdojnë të paralajmërojnë për gjendjen e pacientëve dhe fëmijëve më kritikë, të cilët, rrezikojnë të vdesin, për shkak të mungesës së karburantit, dhe sasisë së kufizuar të ushqimit dhe ujit.
Nga ana izraelite, megjithatë, ata vazhdojnë të thonë se selia e Hamasit është pikërisht nën spital.
Ndërkohë, Izraeli njoftoi në rrejtin shoqëror virtual Iks (X) se kishte filluar transferimin e inkubatorëve nga spitalet izraelite në spitalin al-Shifa.
Kjo u deklarua nga një zëdhënës i qeverisë izraelite për shtypin e huaj, Ejlon Levi (Eylon Levy), i cili, gjithashtu pretendon se Izraeli po punon me çdo palë ndërmjetëse të besueshme, për të siguruar që inkubatorët të dorëzohen në mënyrë të sigurt.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit shkruajtën në mediat sociale, se po bëjnë gjithçka, që është e mundur, për të minimizuar dëmtimin e civilëve, për të ndihmuar në evakuime, dhe për të siguruar furnizime mjekësore dhe ushqime.
Izraeli është i gatshëm të ndihmojë. Ne u kemi bërë një ofertë zyrtare zyrtarëve shëndetësorë në Gaza për të transferuar inkubatorët në Rripin e Gazës, për të ndihmuar departamentin e pediatrisë të spitalit Shifa.
Përpjekje të mëdha janë duke u bërë për të siguruar që këta inkubatorë të mund të arrijnë tek fëmijët në Gaza pa vonesë.
Lufta jonë është kundër Hamasit, dhe jo kundër popullit të Gazës.
Drejtori i spitalit Al-Shifa tha se 179 trupa janë varrosur në një varr masiv brenda spitalit. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Ashraf al-Qudra, njoftoi se 40 pacientë vdiqën sot në spitalin Al-Shifa.
Sipas gazetës amerikane Shtypi i Ushingtonit (Washington Post), e cila, citon një zyrtar të lartë izraelit, një marrëveshje është afër arritjes për lirimin e shumicës së pengjeve të Hamasit.
Marrëveshja do të parashikonte lirimin e grave, dhe të rinjve palestinezë, të mbajtur në burgjet izraelite, dhe pritet të shpallet në ditët në vijim.
Ndërkohë, ushtria izraelite pretendon se ka zbuluar një tunel ushtarak të Hamasit, nën një xhami, gjatë një inkursioni në Gaza.
Dyshohet se në tunel u gjetën armë dhe eksplozivë. Gjatë operacioneve, forcat ajrore izraelite njoftuan se kishin goditur 200 lokacione terroriste.
Ushtria izraelite konfirmoi gjithashtu vdekjen e ushtarit i cili u rrëmbye nga Hamasi më 7 tetor 2023.
Videoja që tregon atë u publikua nga Hamasi, i cili, sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite, vazhdon të përdorë forma çnjerëzore të terrorizmit psikologjik.
Ministri i Jashtëm Eli Cohen, në Gjenevë, tha se Izraeli nuk ka marrë asnjë provë që pengjet e mbajtura nga Hamasi janë gjallë, ndërsa vjen lajmi se është identifikuar trupi i një vajze 12-vjeçare, të vrarë në sulmin ndaj Hamasit, në kibutin e Beerit.
Liel Hezroni u vra me tezen e saj. Ministri i Jashtëm izraelit sulmoi edhe një herë kundër z. Antonio Guterres, i cili, sipas mendimit të tij, nuk e meriton të drejtojë OKB-në.
Sipas raportimeve të mediave lokale, policia izraelite ka njoftuar hapjen e një hetimi për përdhunimet të shumta të ndodhura nga milicitë e Hamasit, gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit 2023.
Megjithatë, gjurma e gjakut nuk ndalet.
Enti mediatik arab Al Jazeera raporton lajmin për vrasjen e 13 personave në një sulm izraelit në Khan Junis (Khan Younis), në jug të Rripit të Gazës, një zonë e treguar nga ushtria izraelite, për popullsinë e evakuuar.
Ushtarët izraelitë vranë më pas pesë persona të tjerë në Tulkarem, në veri të Bregut Perëndimor.
Pesë të rinj të moshës 21-29 vjeç u vranë gjatë një operacioni në qytet, nga ushtria izraelite, një operacion i konfirmuar nga vetë ushtria.
Veprimet e artilerisë izraelite janë të përqendruara në Liban, në jug të vendit sipas raportimeve të mediave lokale.
Sulmet izraelite goditën Nakuran (Naqura), Labunen (Labbune), dhe në qytetet Markaba, Tair (Tayr) Harfa, dhe Rabb Thalathin.
Në nivel ndërkombëtar, Irani po kërkon mbështetje për të ushtruar presion mbi Izraelin, dhe për këtë arsye ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian foli me telefon me homologun e tij hungarez, Péter Szijjàrtò.
Homologu hungarez, Péter Szijjàrtò argumentoi se është e nevojshme që të krijohet menjëherë presion ndërkombëtar mbi Izraelin, për të ndaluar agresionin e tij, dhe për ta bërë atë të pranojë një armëpushim të pakushtëzuar në Gaza, për dërgimin e ndihmave humanitare, siç raportohet nga agjencia Mehr, e cila shtoi se regjimi sionist ka kryer krime të egra, bombardime dhe masakra në Gaza, dhe ka shkelur të gjitha të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar.
Gjithashtu në nivel ndërkombëtar ka tension në Shtetet e Bashkuara.
Ndërsa Departamenti i Shtetit njoftoi sanksione të reja kundër Hamasit, dhe se mbështetja e Iranit, veçanërisht përmes Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, mundëson aktivitetet terroriste të Hamasit, dhe të Xhihadit Islamik Palestinez, duke përfshirë transferimin e fondeve dhe sigurimin e armëve dhe trajnimit, lindin polemika të brendshme.
Më shumë se 400 të emëruar politikë dhe anëtarë të stafit nga rreth 40 agjenci qeveritare, sipas gazetës amerikane Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times), i kanë shkruar një letër presidentit për të shprehur mospajtimin e tyre me menaxhimin e situatës në Gaza, dhe kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm.
Nënshkruesit i bëjnë thirrje administratës së presidentit Baidn (Biden), që të bëjë presion ndaj Izraelit, që të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
























Comments