top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALIANËT NUK I PËRBALLOJNË DOT PUSHIMET NË SHQIPËRI; FITOJNË PAK; ÇMIMET JANË RRITUR NË KRAHASIM ME TRE VITET E PARA; GREQIA U DUKET MË E LIRË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 18
  • 3 min read
Ksamili, një nga destinacionet turistike më të njohura në Shqipëri.
Ksamili, një nga destinacionet turistike më të njohura në Shqipëri.

Nga z. Vito Fatiguso.

Romë, Itali | Nisjet për në anën tjetër të Adriatikut kanë rënë, ku çmimet po rriten. Dhe rajoni i Pulias është i mbushur plot.


Efekti i Shqipërisë, për sa i përket turizmit në plazh, duket se po zbehet. Ose më saktë, nuk tërheq më segmentin e turistëve italianë, të cilët, gjatë tre viteve të fundit, e kanë gjetur të përshtatshme të kalojnë pushimet përtej Adriatikut.


Në të vërtetë - shpjegon z. Mikele (Michele) Viola, pronar i operatorit turistik Goodays, ne kemi vënë re tashmë një rënie fillestare në fund të sezonit të verës së kaluar.


Ky trend është përsëritur ndjeshëm në vitin 2025: pak njerëz po telefonojnë për të rezervuar bregdetin shqiptar; grupet preferojnë të zgjedhin mundësi të tjera”.


Shifrat, të paktën ato nga agjencia me seli në Bari, tregojnë një rënie krahasuar me tre vjet më parë, kur numri i italianëve që udhëtonin në bregdetin shqiptar u rrit me 30 përqind, falë një fluksi të konsiderueshëm të nxitur nga përballueshmëria dhe bukuria e rajonit.


Duhet të jemi të qartë - vazhdon z. Viola dhe të shpjegojmë se të ardhurat e familjeve italiane janë vazhdimisht në rënie dhe pushimet janë problem.


Pra, ndërsa Shqipëria më parë ofronte një raport të përshtatshëm kosto-përfitim, ky kombinim nuk funksionon më.


Rezervimet janë shumë më poshtë se gjysma e asaj që ishin tre vjet më parë.


Agjencia jonë po ia del mbanë me ture të organizuara, nga Egjipti në Dubai e deri në Spanjë.


Qarkullimi i përgjithshëm është rritur falë këtij specializimi. Tendenca midis atyre që nuk udhëtojnë jashtë vendit është të qëndrojnë në Puglia, ndoshta duke përfituar nga fundjavat në vendpushimet bregdetare dhe duke qëndruar në hotele me mëngjes”.


Shqipëria - thotë z. Massimo Salomone - koordinator i seksionit të turizmit të Confindustria Puglia dhe president i Seksionit të Turizmit të Confindustria Bari dhe BAT sigurisht që është rritur si destinacion, i mbështetur nga investimet e shpejta në infrastrukturë dhe burokracia e përmirësuar, por ekuacioni me turizmin me kosto të ulët është shpesh mashtrues.


Ka aspekte të destinacionit shqiptar, të tilla si shërbimet, transparenca e çmimeve dhe cilësia e ofertave turistike, që meritojnë kujdes të madh, siç theksohet nga disa dëshmi udhëtarësh.


Qëllimi ynë nuk është të rrisim konkurrencën, por më tepër të ndërtojmë një sinergji pozitive. Pulia dhe Shqipëria ndajnë Detin Adriatik dhe një trashëgimi kulturore historike që mund të bëhet forca lëvizëse për projekte të integruara, si në aspektin e turizmit ashtu edhe të infrastrukturës.


Megjithatë, është e rëndësishme të sqarohet se Italia (dhe Pulia në veçanti) mbetet një destinacion shumë i popullarizuar për turistët italianë”.


Në fund të fundit, ekziston një problem i rritjes së kostove që po ndikon në klasën e mesme. Segmenti i klientëve që janë të gatshëm të tolerojnë shërbim më pak efikas për një çmim më të ulët të përgjithshëm”, tha z. Piero Inoçenti (Innocenti), zëvendëspresident i Fiavet Puglia, me sa duket nuk gjen më stimujt e duhur sepse presin kursime më të konsiderueshme.


Me sa duket, tarifat në Shqipëri janë rritur dhe kjo është dekurajuese.


Kjo vlen edhe për destinacione të tjera si Kroacia dhe Mali i Zi, ndërsa Greqia po ia del mbanë.


Segmenti i kroçerave po performon gjithashtu mirë në shtator dhe tetor.


Po në Pulia? Sektori po vazhdon trendin e tij si vitin e kaluar dhe prania e lidhjeve ajrore me jashtë po lejon rritjen e vazhdueshme”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page