top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALIANIA E PLAGOSUR PAGOI 15 MIJË € PËR T’U TRANSPORTUAR NË ITALI | PRET MIRATIMIN E MJEKËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 3, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Znj. Agata Karbonara (Agata Carbonara), me moshë 51 vjeç, qytetare italiane, dyshohet se u plagos nga një plumb qorr (e shtënë e paidentifikuar nga autoritetet vendore të hetimit penal).

Ajo tashmë gjendet në spital, dhe nuk duket se është në rrezik për jetën.

Mjekët kanë raportuar se do të ishte më mirë që ajo të operohej në Itali, por, për momentin, nuk kanë marrë ende autorizimin për transferimin.

Kjo pohohet nga avokati i saj, i quajtur Vito Leonardo Kandelero (Candeloro).

Avokati tha: “Në fillim na thanë se plaga duhej të kullonte, dhe do të duheshin katër-pesë ditë, pastaj nuk e dinin nëse plumbi mund të qëndronte aty, dhe të shërohej. Tani, megjithatë, po mundohemi të organizojmë transportin me ambulancë: koston që do të arrinte në 15 mijë euro, e ka paguar zonja, dhe tani familja po lëviz për të kuptuar se me cilën kompani do ta transportojë. Për momentin, vështirësia kryesore është marrja e miratimit të mjekëve, për transferimin e saj.

Në lidhje me këtë ngjarje fatkeqe, dhe kriminale njëkohësisht, Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi artikullin me përmbajtjen e mëposhtëme.

Tiranë, Shqipëri | Znj. Agata Karbonara (Agata Carbonara), me moshë 51 vjeç, qytetare italiane, dyshohet se u plagos nga një plumb qorr (e shtënë e paidentifikuar nga autoritetet vendore të hetimit penal).

Znj. Karbonara u transportua në spitalin më të afërt, ku iu ofrua ndihma e parë mjekësore, ku dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja fatkeqe dhe kriminale njëkohësisht, ngjau rreth orës 00:35, të ditës së sotme, në Bulevardin “Zogu I”.

Njoftim | Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I”, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes, thuhet në një njoftim paraprak, të Policisë së Shtetit

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page