top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALIANI MARKO ROMEO PRANON VRASJEN E SIBORA GAGANIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 24, 2023
  • 2 min read

Torremolinos, Malaga, Spanjë | Feminicidi i ndodhur në Mbretërinë e Spanjës, tashmë duket se është zgjidhur. Qytetari italian Marko Romeo, i arrestuar në Torremolinos nga Policia Spanjolle, me akuzën se kishte vrarë me thikë një bashkëjetuese të re, më 17 maj 2023, ka pranuar se ka vrarë para 9 vitesh qytetaren shqiptare Sibora Gagani, e cila në atë kohë ishte 22 vjeçe, dhe punonte si kamariere në qytetin Kosta del Sol (Costa del Sol), dhe se pas vrasjes së kryer në qytetin e Malagës, trupin e saj e kishte shkrirë me acid, dhe e kishte murosur.


Z. Romeo, këto deklarata i ka bërë në mënyrë spontane në një komisariat policor spanjoll, i nxitur nga prezenca e fotos së znj. Sibora Gagani në ambientet e brendshme të tij, por i ka tërhequr më vonë, pasi ka ardhur avokati i tij mbrojtës, i cili e ka këshilluar që të mos u qëndrojë deklarimeve që lidhen me pranimin e vrasjes së znj. Gagani.

Në lidhje me këtë çështje ka dhënë një deklaratë për “Efe”, dhe për media të tjera, Z. Pedro Fernández, delegat i qeverisë qendrore spanjolle në Andaluzi.


Sipas asaj që u shtua, i arrestuari foli jozyrtarisht në prani të agjentëve, duke pretenduar se në momentin e ngjarjes, kishte murosur trupin e viktimës së tij të parë, duke tentuar të fshinte gjurmët me acid. Megjithatë, gjatë marrjes në pyetje në mënyrë zyrtare (në përputhje me parimet e ligjit procedurial penal spanjoll), dhe në prani të avokatit të tij, vrasësi i dyshuar e tërhoqi këtë version të ngjarjes.


Policia spanjolle aktualisht po vazhdon të kërkojë “sugjerime” se çfarë mund të ketë ndodhur me gruan, tha gjithashtu z. Fernández.

Hetimet mbeten të hapura”, shtoi ai.


Znj. Gagani, një vajzë italo-shqiptare që ishte shpërngulur në Spanjë me të dashurin e saj të atëhershëm nga Italia, ka humbur, dhe qysh atëhere, që nga vera e 9 viteve më parë, për të, sot e kësaj dite, nuk ka asnjë lajm.


Ditët e fundit, policia iberike ka kontrolluar një shtëpi ku z. Marko Romeo kishte jetuar me ish-en e tij, por nuk gjeti asnjë gjurmë të gruas, shpjegoi z. Fernández.

Italiani u arrestua pasditen e së mërkurës së kaluar, pasi ishte arratisur disa orë më parë nga shtëpia ku u gjet trupi i pajetë i Paulës, me të cilën, sipas të njohurve të të dyve, kishte pasur një marrëdhënie të trazuar.


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page