ITALI | PRESIDENTI I REPUBLIKËS SERXHIO MATARELA (SERGIO MATTARELLA) MBAJTI FJALIM NË ALTARIN E KOMBIT ME RASTIN E 17 MARSIT (DITËN E UNITETIT KOMBËTAR).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 2 min read

Romë, Itali | Me vendosjen e një kurore dafine në faltoren e Ushtarit të Panjohur, e cila, përkujton të gjithë ata që ranë për unitetin e Italisë dhe luftën për çlirim, Dita e Unitetit Kombëtar, e Kushtetutës, e Himnit dhe e Flamurit u festua në Altarin e Atdheut.
I mirëpritur me të mbërritur nga Ministri i Mbrojtjes Guido Kroseto (Crosetto), Presidenti i Republikës Serxhio Matarela (Sergio Mattarella) ndaloi për disa minuta në heshtje para faltores.
Të pranishëm ishin të gjithë zyrtarët më të lartë të Shtetit, përfshirë Presidentin e Senatit, Injacio (Ignazio) La Russa, Presidentin e Dhomës, Lorenco (Lorenzo) Fontana, Kryeministren Xhorxha (Giorgia) Meloni dhe Presidentin e Gjykatës Kushtetuese, Xhovani (Giovanni) Amoroso.
“17 Marsi është një ditë që ripërtërin thirrjen për angazhim qytetar.
Ju ftoj të ruani dhe zbatoni, me qëndrueshmëri dhe largpamësi, parimet e lirisë, drejtësisë dhe paqes mbi të cilat është themeluar Republika, në mënyrë që ato të vazhdojnë të udhëheqin veprimet e institucioneve dhe shoqërisë në ndjekjen e bashkëjetesës paqësore, mbështetëse dhe vërtet demokratike, në Itali dhe në bashkësinë ndërkombëtare.
Dita e Unitetit Kombëtar, Kushtetutës, Himnit dhe Flamurit kujton elementët themelues të identitetit të Republikës; pavarësinë, sovranitetin popullor, lirinë, drejtësinë dhe paqen.
Këto vlera janë pjekur gjatë një udhëtimi historik kompleks dhe sfidues, i cili, gjen shprehjen e tij më të lartë dhe më të plotë në Kushtetutë, një mbrojtëse e vërtetë e të drejtave dhe përgjegjësive që përcaktojnë bashkësinë tonë kombëtare.
Uniteti nuk është thjesht një strukturë politike dhe institucionale, por më tepër një ideal i thellë dhe i përbashkët që përshkon dhe interpreton të gjithë historinë e vendit tonë.
Kushtetuta, Kënga e Italianëve dhe Trengjyrëshi janë simbole të një bashkësie të themeluar mbi pjesëmarrjen, solidaritetin dhe respektin për institucionet demokratike dhe për çdo person”.
Kështu tha Presidenti i Republikës së Italisë, Serxho Matarela (Sergio Mattarella), në një deklaratë më 17 mars, në Ditën e Unitetit Kombëtar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments