ITALI | FERDINAND NOKAJ U KONSTATUA I VDEKUR; PO HETOHET PËR VRASJE.

Rovereto, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:
1- Z. Ferdinand Nokaj, me moshë 25 vjeç, u konstatua i vdekur.
Nga të dhënat penale paraprake dyshohet se ai u bë objekt sulmi verbal dhe fizik nga subjekte tash për tash të paidentifikuar.
Ai ishte denoncuar si person i zhdukur.
Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments