ITALI: DERI NË 700 EURO NË DITË PËR TË QËNDRUAR NË BREGDET ME NJË ÇADËR DHE ME NJË SHEZLLONG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 8, 2024
- 1 min read
Romë, Itali | “Sivjet shpenzohen deri në 700 euro në ditë për marrjen me qira të ombrellave dhe shezlongëve, ndërsa nga veriu në jug të gadishullit ka pasur rritje të çmimeve prej +3% deri në +5% për shërbimet e plazhit”, ka deklaruar Kodakons (Codacons), e cila ka kryer një sondazh për plazhet më të shtrenjta në Itali.
Në përgjithësi, për të marrë me qira një çadër dhe dy shezlongje gjatë fundjavës në një ambient standard, shpenzimi mesatar është midis 32 dhe 35 euro në ditë, me diferenca të forta në të gjithë territorin: në Sabaudia ju duhen deri në 45 euro, të cilat arrijnë deri në 90 euro në Galipoli dhe arrin 120 euro në disa vende në Sardenjë.
Megjithatë, nëse udhëtoni në plazhet “luksoze”, shpenzimi i kalon 500 euro në ditë dhe mund të arrijë gati 700 euro.
Ky është rasti, për shembull, i Cinque Vele Beach Club në Marina di Pescoluse (Le), ku një belveder me dy vende në rreshtin e parë që ndodhet në zonën “Exclusive” kushton 696 në gusht (nëse rezervohet sot).
Nevojiten 600 euro (si vitin e kaluar) për një tendë arabe në “Twiga” në Forte dei Marmi (me divan, 2 krevate king size, 2 krevate standarde, 1 karrige dhe 1 tavolinë kafeje).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































