top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISLANDË: EKZISTON FRIKË NGA NJË SHPËRTHIMI I AFËRT VULLKANIK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 14, 2023
  • 1 min read

Islandë | Në Islandë, Mbrojtja Civile ka urdhëruar evakuimin e Grindavík-ut, një qytet me 3500 banorë, që ndodhet në gadishullin Reikjanes (Reykjanes), rreth 60 km nga Reikjaviku (Reykjavik), për shkak të rrezikut të shpërthimit vullkanik të lidhur me tërmetet e forta të regjistruara më 11 nëntor 2023.


Sipas shërbimit kombëtar meteorologjik, në fakt, nuk përjashtohet mundësia që në rast shpërthimi llava të godasë qytetin.


Më pas rrugët në zonën e treguar janë mbyllur për qarkullim dhe Laguna Blu ka shpallur mbylljen për një javë.


Instituti Gjeofizik i SHBA-së (USGS) shkruan në faqen e tij të internetit se më 11 nëntor 2023 pati 12 lëkundje, më e forta prej të cilave, ishte me magnitudë 5.9 ballë.


Për momentin nuk ka shqetësime në Aeroportin Ndërkombëtar Keflavík, i cili, ndodhet 23 km nga qendra e qytetit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com| Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page