ISLANDA SHPALLI GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME | SHKAK SHPËRTHIM I RI VULLKANIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 29, 2024
- 1 min read
Reikjavik, Islanë | Shpërthimi i ri vullkanik në gadishullin Islandez Reykjanes, i teti në pak më shumë se tre vjet, dhe i pesti në gjashtë muaj.
Autoritetet kanë vendosur të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, me kod të kuq, raportojnë mediat islandeze.
Shpërthimi i ri shpërtheu në Islandën jugperëndimore, njoftoi Zyra Meteorologjike Islandeze (IMO), menjëherë pasi autoritetet evakuuan qytetin e afërt të Grindavik-ut.
“Një shpërthim ka filluar pranë Sundhnúksgígar, në veri të Grindavík-ut”, tha instituti në një deklaratë, rreth tre javë pas përfundimit të një shpërthimi të mëparshëm që kishte vazhduar që nga 16 marsi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













