ISHUJT TOKELAU | MBRETËRIA E KRIMIT KIBERNETIK PËR TË CILËN FLITET PAK OSE ASPAK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 25, 2023
- 2 min read

Ishujt Tokelau, Zelanda e Re | Nga një popullsi prej 1400 banorësh, janë mbi 25 milionë faqe interneti të regjistruara me domenin .tk.
Tre ishujt e Tokelaut, një arkipelag i Zelandës së Re, që ndodhet në Oqeanin Paqësor, janë zona me domenet më të regjistruara të internetit në botë: aktualisht ka 25 milionë.
Banorët janë rreth 1400, dhe aktiviteti përfaqëson 10% të PBB-së së vendit.
Prandaj mund të përkufizohet si sfera e krimit kibernetik, spammers, rrjetit të thellë dhe të errët, dhe të peshkuesve (fishers).
Ishujt filluan të përdorin dhe të mësojnë rreth telefonit, vetëm në vitin 1997.
Tre vjet më vonë, ata morën një faks, me një ofertë komerciale, që do të ndryshonte të gjithë botën e internetit, në atë pjesë të vogël të botës.
Ishte z. Joost Zuurbier, një nga sipërmarrësit e parë të internetit në Amsterdam, që kërkonte të menaxhonte domenin kombëtar të nivelit të lartë të Tokelau, ose ccTLD, vargu i shkurtër i karaktereve, që futet në fund të një URL.
Ai ofroi një shumë të madhe parash, në këmbim të aftësisë për të përdorur domenin.tk.
Që nga ai moment, filloi orteku i regjistrimeve të faqeve të internetit në domenin .tk., pothuajse plotësisht falas: kufizimi i vetëm ishte reklamimi, përndryshe duhet të paguhet një abonim.
Me kalimin e kohës, u shtuan edhe kufizime të tjera.
Në fakt, është e nevojshme të sigurohen të paktën 25 vizitorë unikë në 90 ditë, përndryshe domeni do të konvertohet në shërbim me pagesë ose do të fshihet vetë.
Por 90 ditë janë kohë e mjaftueshme për të aktivizuar një faqe, dhe ndoshta për të mbyllur disa marrëveshje, dhe pastaj për të ikur me paratë pa lënë gjurmë.
Nga këtu, mashtrimet me ndërfaqe të ngjashme me ato të institucioneve bankare, institucioneve të shërbimit, dhe e-commerce, janë aktiviteti më i shpeshtë.
Fjalëkalimet dhe qasja në llogari zakonisht vidhen. Çdo aktivitet i paligjshëm i IT-së kalon përmes domeneve .tk. Një parajsë autentike, që i shpëton çdo kontrolli, nga autoritetet e zbatimit të ligjeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)































Comments