top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISHTE KOHA KUR VOLTERI SHKRUANTE PËR GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEUN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 17
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Iluministi i madh francez Volteri (1694-1778) i thuri shumë lëvdata Skënderbeut në veprën e tij të titulluar: “Ese mbi zakonet dhe shpirtin e kombeve”, në kapitullin “Për Skënderbeun”, në faqet 16-17.

 

Një libër voluminoz i cili shërbeu si frymëzim për të zgjuar ndërgjegjen e popujve evropianë në shekullin e XVIII. Kjo vepër u botua në Paris në vitin 1756. Në të Volteri shkruan: “...flas për Skënderbeun, lindur në Shqipëri, pjesë e Epirit, vend i shquar që nga kohët e quajtura heroike, dhe nga kohët vërtet historike Romake.


Me luftëtarët e vet ai e fitoi gjithë Shqipërinë. Shqiptarët mbahen si luftëtarët më të mirë të këtij vendi.


Skënderbeu i udhëhoqi me zotësi dhe diti të krijonte avantazhe nga terreni i thyer dhe malor, aq sa me pak trupa ia doli të ndalonte çdo herë ushtritë e shumta turke”.

 

Në figurën me nr 1: Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbeu. Princi i Shqipërisë, pikturë e viteve 1600. Arkivi i Muzeut të Historisë së Artit, Vjenë, Austri.

 

Në figurën 2 dhe 3: Pamje të librit i cili është pjesë e arkivit të Bibliotekës Kombëtare të Francës, si dhe gravura e Volterit, e cila, gjendet në arkivin e Muzeut Britanik.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page