ISH-SEKRETARJA E SHTETIT HILLËRI KLINTON (HILLARY CLINTON): PO E PËRDORIN VRASJEN E VEPRIMTARIT POLITIK TË KRAHUT TË DJATHTË ÇARLI KËRK (CHARLIE KIRK) PËR TË SULMUAR KUNDËRSHTARËT E TYRE POLITIKË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 21
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Mendoj se ky është thjesht modeli tipik autoritar.
Ata po marrin përsipër një krim të tmerrshëm, vrasjen e tmerrshme të këtij të riu, dhe po përpiqen ta përdorin atë për të sulmuar kundërshtarët e tyre politikë”, tha ish-Sekretarja e Shtetit Hillëri Klinton (Hillary Clinton) për entin mediatik “CNN” në intervistën e saj të parë televizive që nga zgjedhjet e vitit 2024, duke diskutuar reagimin e udhëheqjes amerikane ndaj vrasjes së veprimtarit politik të krahut të djathtë Çarli Kërk (Charlie Kirk).
“Në këto momente, udhëheqja duhet të përpiqet të bashkojë njerëzit, por në vend të kësaj po shohim më shumë përçarje”, tha demokratja, e cila, e quajti pezullimin e shfaqjes së z. Kimmel një shembull shumë të qartë të censurës shtetërore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments