BILL KLINTON: “UNË NUK KAM PASUR MARRËDHËNIE SEKSUALE ME ATË GRUA”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 17, 2023
- 2 min read

Uashington, Amerikë | 26 janar 1998: Presidenti Bill Klinton thirri një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, dhe papritmas mohoi se ai kishte pasur marrëdhënie seksuale me një ndihmës 22-vjeçare, Monica Lewinsky. Ai u largua nga dhoma e konferencës pa iu përgjigjur asnjë pyetjeje pas mohimit të tij të shkurtër por kategorik.
Megjithatë, çështja nuk u largua dhe rezultoi në poshtërim politik si për vetë z. Klinton, ashtu edhe për gruan e tij, znj. Hillary, kur ajo kandidoi për presidente në vitin 2016.
Shkeljet seksuale të bashkëshortit të saj u ngritën vazhdimisht nga rivali Donald Tramp.
Për z. Bill Clinton, farat u mbollën në korrik 1995, kur znjsh. Lewinsky u bë një praktikante veror e papaguar në Shtëpinë e Bardhë. Ajo u zhvendos në një pozicion të paguar në dhjetor të atij viti.
Midis asaj kohe dhe marsit 1997, tha ajo në një deklaratë të mëvonshme, se kishte nëntë takime seksuale me Presidentin Clinton, duke përfshirë akte seksuale – edhe pse jo marrëdhënie reale – në Zyrën Ovale.
Ndërsa thashethemet për lidhjen filluan të qarkullonin dhe z. Klinton u vu nën një vëzhgim intensiv të medias, prokurori i pavarur Kenneth Starr rriti një hetim mbi aktivitetet e Presidentit. Së shpejti, z. Klinton u akuzua se i kërkoi znjsh. Lewinsky të gënjente për marrëdhënien.
Në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, një President emocional, me zërin e tij të dridhur dhe me grusht të shtrënguar, deklaroi: “Unë nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me atë grua, zonjushën Lewinsky. Unë kurrë nuk i kam thënë askujt të gënjejë, as një herë të vetme, kurrë. Këto akuza janë të rreme dhe unë duhet të kthehem në punë për popullin amerikan.”
Megjithatë, pasi mohoi vazhdimisht një marrëdhënie të papërshtatshme me Lewinsky, Presidenti më në fund e pranoi aferën në një fjalim televiziv para një jurie të madhe në gusht - gjashtë muaj pas mohimit të tij të ashpër. Por ai këmbënguli se për shkak se i janë kryer disa akte, jo nga ai, ai nuk ka kryer marrëdhënie seksuale.
Një muaj më vonë, raporti 445 faqesh i Kenneth Starr mbi hetimin e tij ndaj Presidentit u studiua nga Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve, i cili më pas propozoi katër nene të shkarkimit.
Z. Klinton ishte vetëm presidenti i dytë në historinë amerikane që u përball me një aktakuzë të tillë – i pari ishte z. Andrew Johnson në vitin 1868.
Pasi refuzoi të jepte dorëheqjen, gjyqi i z. Klinton filloi më 7 janar 1999 dhe përfundoi më 12 shkurt.
Një masë për ta hequr atë nga detyra dështoi të fitonte mbështetjen e nevojshme dhe senatorët votuan për ta liruar atë nga akuzat e fajësimit për dëshmi të rreme dhe pengim të drejtësisë. Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, znjsh. Monica Lewinsky u aktivizua në një sërë fushash. Ajo projektoi një linjë çantash me emrin e saj, të cilat ishin të suksesshme për një kohë; ajo drejtoi një fushatë reklamuese për një plan diete dhe u bë një personazh televiziv. Në vitin 2005 ajo u transferua në Londër dhe studioi për një diplomë në psikologji sociale. Në vitin 2014 ajo ishte bërë e njohur si një aktiviste sociale, duke folur kundër bullizmit në internet. Por ajo do të lidhet përgjithmonë me Presidentin Bill Klinton. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments