top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ENTET MEDIATIKE “CNN” DHE “NEW YORK TIMES”: NJË GRUP I RI E-MAIL-esh NGA EPSTEINI U SHFAQËN NGA DEMOKRATËT NË KOMITETIN MBIKËQYRËS TË DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 12
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | Donald Trump kaloi orë të tëra në shtëpinë e z. Xhefri (Jeffrey) Epstein me një grua që ai e përshkroi si viktimë të trafikimit të tij seksual dhe dinte për vajzat e financierit pedofil, shkroi vetë Epstein në një grup të ri emailesh të publikuara nga Demokratët në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të zbuluara nga entet mediatike “Cnn” dhe “New York Times”.


Z. Epstein e ka përmendur vazhdimisht z. Tramp (Trump) në korrespondencë private gjatë 15 viteve të fundit me të dashurën dhe bashkëpunëtoren e tij të atëhershme, znj. Gislein Maksuell (Ghislaine Maxwell), dhe me një autore të afërt me ish-presidentin, sipas një grupi të ri e-mailesh të publikuara nga Demokratët në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve.


E-mailet, të drejtuara znj. Maksuell (Maxwell) - e cila u dënua për trafikim seksual të fëmijëve pas vdekjes së Epstein - dhe autorit Majkll Ullf (Michael Wolff), përfshijnë biseda në të cilat z. Epstein pretendon se z. Tramp (Trump) kaloi kohë të konsiderueshme me një grua të cilën demokratët në komision e përshkruajnë si viktimë të trafikimit seksual të z. Epstein.


E-mailet përmbajnë gjithashtu një mesazh në të cilin z. Epstein pretendon se z. Tramp (Trump) e dinte për vajzat, një aludim i dukshëm për rrjetin e vajzave të mitura që z. Epstein dyshohet se i kishte joshur në Mar-a-Lago.


Ky pretendim bie ndesh me pretendimin e z. Tramp (Trump) se ai e nxori financierin nga klubi i tij në Florida për vjedhjen e disa prej punonjësve të tij, përfshirë Virxhinia Xhiufri (Virginia Giuffre), sipas komunikimeve të botuara së fundmi.


E-mailet u publikuan të mërkurën nga Demokratët në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët, i morën ato pasi lëshuan një thirrje gjyqësore kundër pasurisë së z. Epstein në fillim të këtij viti.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page