top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-REPARTI USHTARAK I GJENDUR NË FSHATIN YRSHEK TË NJËSISË ADMINISTRATIVE KASHAR TË BASHKISË TIRANË DUKET SE E KA HUMBUR FUNKSIONIN E TIJ USHTARAK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 18
  • 1 min read

Fshati Yrshek, Tiranë, Shqipëri | Ish-Reparti ushtarak i gjendur në fshatin Yrshek, të Njësisë Administrative Kashar, të Bashkisë Tiranë, duket se e ka humbur funksionin e tij ushtarak.

 

Në territorin e tij janë duke u kryer punime ndërtimi, të cilat, konsistojnë në gërmime me automjete të tonazhit të rëndë në shpatat kodrinore që e rrethojnë dhe në hedhjen e qindra metrave kub beton.


Kjo le të kuptohet se ish-Reparti ka dalë nga fondi i pronave të patundshme të Ushtrisë shqiptare (ose Ministrisë së Mbrojtjes) dhe ka kaluar në duar të subjekteve privatë.


Agjencia Telegrafike Vox (Voks) do ta hulumtojë me shumë kujdes këtë çështje, për të hedhur dritë se kush dhe si po i kryen punimet e ndërtimit mbi territorin e ish-Repartit ushtarak, etj, ...

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page