top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRANI ZBULOI RAKETË DHE DRON GJATË PARADËS SË FORCAVE TË ARMATOSURA | ATO JANË ARMËT ME RREZE TË GJATË: “XHIHAD” DHE UAV “SHAHED 136-B”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 21, 2024
  • 1 min read
ree

Teheran, Iran | Irani ka zbuluar dy armë të reja gjatë procesioneve ushtarake që shënojnë fillimin e Javës së Mbrojtjes së Shenjtë, në përkujtim të luftës Iran-Irak (1980-1988).

 

Parada në Teheran, e mbajtur në prani të presidentit Masud (Masoud) Pezeshkian në mauzoleumin e Ajatollah Ruhollah Khomeini-t, kishte për qëllim të tregonte përparimin në aftësitë ushtarake të Iranit.

 

Raketa e re balistike me rreze të gjatë, e quajtur “Xhihad”, përdor karburant të lëngshëm.

 

Për më tepër, Garda Revolucionare prezantoi një dron të ri vetëvrasës, “Shahed 136-B”, duke forcuar arsenalin e këtyre armëve të Teheranit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page