IRANI EKZEKUTOI FSHEHURAZI MIJËRA PROTESTUES PAVARËSISHT PREMTIMIT NDAJ SHBA-ës SE NUK DO TË KRYENTE EKZEKUTIME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 3 min read

Uashington, Amerikë | Irani i ka mashtruar Shtetet e Bashkuara të paktën dy herë për të parandaluar sulmet dhe për të arritur bisedime në Oman, sipas dy burimeve diplomatike, njëri prej të cilëve nga rajoni.
Gjatë javëve të para të janarit, ndërsa ShBA-ës përgatiteshin për një sulm dhe filluan të përparonin forcat e tyre drejt Gjirit, Ministri i Jashtëm Abbas Aragçi (Araghchi) dhe Presidenti Masud (Masoud) Pezeshkian u përcollën mesazhe amerikanëve, duke përfshirë një premtim se do t'u përgjigjeshin kërkesave fillestare amerikane për të shmangur një sulm.
Amerikanët fillimisht kërkuan ndalimin e masakrës së protestuesve dhe parandalimin e ekzekutimeve të pritura atje.
Ministri Aragçi (Araghchi) dhe Presidenti Pezeshkian u zotuan se nuk do të kishte ekzekutime.
Presidenti Tramp (Trump) e paraqiti këtë si një arritje më 14 janar që çoi në shtyrjen e vendimit për të nisur një sulm.
“Na u tha se vrasjet në Iran kanë ndaluar dhe nuk ka asnjë plan për ekzekutime, ose për një ekzekutim, ose për ekzekutime - kjo është ajo që më thanë bazuar në autoritete të besueshme”, tha ai.
Megjithatë, sipas informacioneve të inteligjencës që arritën në disa agjenci inteligjence në Perëndim, përfshirë Mosad-in izraelit dhe agjencitë britanike dhe gjermane, ekzekutimet vazhduan, por u bënë përpjekje për t'i fshehur ato.
Në vend që të vareshin protestuesit që kapeshin në sheshet e qyteteve, ata u qëlluan ose u mbytën në paraburgime, dhe familjeve të tyre u tha se ata vdiqën në protesta, edhe pse ka prova se ata u arrestuan të gjallë.
Sipas vlerësimeve, kjo metodë rezultoi në mijëra ekzekutime, të ndara nga dhjetëra mijëra të vrarë gjatë shpërndarjes së protestave.
Përveç kësaj, Perëndimi merr vazhdimisht raporte rreth shtypjes së vazhdueshme të protestave dhe demonstratave që shpërthejnë në qytetet rurale, si dhe rreth arrestimeve masive.
Historia e dytë nuk është më pak serioze.
Irani u përcolli amerikanëve një mesazh nëpërmjet Turqisë se ishte gati të hapte negociatat me ShBA-ës për një diskutim gjithëpërfshirës të të gjitha mosmarrëveshjeve.
Amerikanët kërkuan detaje dhe, sipas burimeve diplomatike, Irani pohoi se do të pranonte të diskutonte jo vetëm çështjen bërthamore, por edhe raketat me rreze të gjatë veprimi dhe mbështetjen dhe mirëmbajtjen e organizatave terroriste që varen prej tij (Hezbollahu, Huthitët, milicitë në Siri dhe Irak, dhe, natyrisht, Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez).
Amerikanët ranë dakord në parim të zhvillonin bisedimet dhe, me kërkesë të Turqisë, sugjeruan që ato të zhvilloheshin në Ankara, me praninë e përfaqësuesve të vendeve të tjera, si Katari, Egjipti dhe Arabia Saudite.
Irani refuzoi dhe negociatat u zhvendosën në Muskat, kryeqytetin e Sulltanatit të Omanit, në formatin që kishte ekzistuar pranverën e kaluar.
Enti mediatik izraelit “Israel Hayom” raportoi se në këtë fazë, Irani ngriti një kërkesë që grumbullimi i forcave kundër tij në rajon të ndalet dhe që forcat e shtuara të tërhiqen.
Amerikanët ishin të tërbuar për këtë dhe gati sa nuk i anuluan, ndërsa vazhduan të përparonin gjithnjë e më shumë forca.
Më në fund, një raund paraprak bisedimesh u mbajt të premten e kaluar në Muskat.
Gjatë tij, amerikanët zbuluan se Ministri i Jashtëm iranian Aragçi (Araghchi) nuk ishte autorizuar të diskutonte çështje të tjera përveç asaj bërthamore, dhe se edhe për këtë, qëndrimi iranian po ngurtësohej.
Pas diskutimeve fillestare dhe një kërcënimi amerikan për të ndaluar bisedimet, Ministri Aragçi (Araghchi) informoi Omanin ndërmjetësues se kishte diçka për të diskutuar dhe sugjeroi një marrëveshje parimore për të adresuar çështjet e tjera pasi të bihet dakord për çështjen bërthamore dhe të caktohet një afat kohor për heqjen e sanksioneve.
Ai tha gjithashtu se do të vinte në takimin e ardhshëm me një mandat më të gjerë.
Amerikanët nuk e pranuan këtë qëndrim dhe e kushtëzuan vazhdimin e bisedimeve me sjelljen e të gjitha çështjeve në tryezë, por deri më tani, Irani nuk është pajtuar me këtë.
Burimet diplomatike thonë se ky informacion dhe refuzimi i udhëheqësve të linjës agresive në Iran për çdo diskutim mbi çështje të tjera e zvogëlon shumë mundësinë e rifillimit të bisedimeve dhe rrit gjasat e veprimeve të gjera amerikane kundër regjimit të Ajatollahëve.
Kësaj mund t’i shtohen edhe botimet rreth zgjerimit të ndjeshëm të prodhimit të raketave me rreze të gjatë veprimi në Iran, si dhe ripërtëritjes së aktivitetit në centralet bërthamore dhe fortifikimit të tyre përpara një sulmi të mundshëm.
Enti mediatik izraelit “Israel Hayom” ka mësuar se mashtrimi iranian iu prezantua disa udhëheqësve të vendeve në rajon.
Shumica e vendeve në rajon kanë njoftuar se nuk do t'i lejojnë amerikanët të sulmojnë Iranin nga territori i tyre, por nëse binden, mund të marrin pjesë në operacione mbrojtëse.
Kështu (siç raportoi enti mediatik izraelit “Israel Hayom”) Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania morën pjesë në kapjen e raketave dhe dronëve të nisur nga Irani drejt Izraelit në luftën e qershorit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments