top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRAN | PRESIDENTI MASUD (MASOUD) PEZESHKIAN: NUK DO T’I DORËZOHEMI KURRË AS SHBA-ës DHE AS IZRAELIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 12 hours ago
  • 1 min read

Teheran, Iran | Presidenti iranian Masud (Masoud) Pezeshkian deklaroi sot në një fjalim televiziv se Irani nuk do t'i dorëzohet kurrë Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.


Armiqtë duhet ta marrin me vete në varr dëshirën e popullit iranian për t'u dorëzuar”, tha Presidenti Pezeshkian, sipas agjencisë franceze të lajmeve “Afp”.


Armiqtë nuk kanë të drejtë ta injorojnë Iranin. Ata duhet ta marrin me vete në varr ëndrrën e tyre të dorëzimit pa kushte”, tha Presidenti Pezeshkian në fjalimin e tij në televizionin satelitor.


Ne i përmbahemi vetëm ligjit ndërkombëtar dhe parimeve njerëzore, për të cilat armiqtë vetëm flasin.


Komandantët tanë morën të gjitha masat e nevojshme dhe mbrojtën territorin tonë me autonominë e tyre, duke hapur zjarr (sipas dëshirës), pasi udhëheqësi dhe komandantët tanë u vranë në sulmet e ditës së fundit”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page