IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): UASHINGTONI BËN KËRKESA MAKSIMALISTE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read
Teheran, Iran | “Shtetet e Bashkuara po sabotojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës me kërkesat e tyre të vazhdueshme maksimaliste.
Keqbesimi i Uashingtonit, qëndrimet kontradiktore, tradhtitë e përsëritura dhe kërkesat e tepërta kanë bllokuar procesin e dialogut.
Pavarësisht mosbesimit të thellë ndaj Shteteve të Bashkuara, Irani e ka ndërmarrë këtë proces diplomatik me një qasje të përgjegjshme dhe seriozitetin më të madh, dhe po punon për të arritur një rezultat të arsyeshëm dhe të drejtë”.
Kështu tha Ministri i Jashtëm Abbas Aragçi (Araghchi), në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, sipas agjencisë iraniane të lajmeve “Tasnim”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments