IRAN | USHTRIA PREMTOI PËRGJIGJE SHKATËRRUESE NËSE SHBA-ës SULMOJNË MALIN PIKEKS (PICKAXE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Teheran, Iran | “Irani do të përgjigjet shkatërrueshmërisht nëse presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) zbaton kërcënimin e tij të fundit për të sulmuar Malin Pikeks (Pickaxe)”.
Kështu raportoi enti mediatik amerikan “Cnn”, duke cituar një burim të lartë të sigurisë në Teheran.
“Nëse Trampi (Trump) vepron sipas kërcënimeve të tij, ne do të japim një përgjigje shkatërruese dhe çmimin do ta paguajnë ushtarët amerikanë dhe partnerët e tyre rajonalë”, tha burimi.
Të hënën, presidenti Tramp (Trump) paralajmëroi se Mali Pikeks (Pickaxe), një kompleks tunelesh nëntokësor në një vend sekret bërthamor pranë Natanzit, është në listë dhe se ShBA-ës ka të ngjarë ta shënjestrojnë atë së shpejti.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments