IRAN | PUSHTETI GJYQËSOR NJOFTOI SE EKZEKUTOI PROTESTUESIN AMIRALI MIRJAFARI I AKUZUAR PËR LIDHJE ME KRYENGRITJET E MUAJIT JANAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read
Teheran, Iran | “Irani ka ekzekutuar me varje një burrë me emrin Amirali Mirjafari për aktivitete të armatosura dhe udhëheqje të protestuesve gjatë kryengritjes së janarit në Iran”.
Kështu tha sot gjyqësori në një deklaratë.
“Mirjafari u akuzua për operacione në emër të Izraelit, qeverisë armiqësore të ShBA-ës dhe grupeve armiqësore ndaj sigurisë së vendit, për vënien e zjarrit në xhaminë Gholhak gjatë protestave dhe për udhëheqjen e protestuesve përmes mediave sociale të lidhura me armikun.
Ai rrëfeu aktivitetet e tij, duke përfshirë sulmin ndaj policisë, hedhjen e sendeve në kabinat telefonike dhe autobusët, dhe vënien e zjarrit në një motoçikletë”, u tha në deklaratë.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve “Irna” 22 veta të tjerë janë dënuar që atëherë me burgim deri në 10 vjet në dy provinca për bashkëpunim me armikun.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments