top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRAN | KRYETARI I KOMITETIT TË SIGURISË KOMBËTARE TË PARLAMENTIT IRANIAN EBRAHIM AZIZI: KEMI VENDOSUR VIJA TË KUQE NË BISEDIMET ME SHBA-ës.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 20
  • 1 min read

Teheran, Iran | Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha se Irani ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara.


Kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, Ebrahim Azizi, në një intervistë me entin mediatik “Al Jazeera”, foli hapur për pjesëmarrjen e Iranit në bisedimet në Islamabad, por me kushte të caktuara.


Ai tha se Irani ka vendosur të vazhdojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por kjo nuk do të thotë negociata me çdo kusht ose pranim i çdo qasjeje të miratuar nga pala tjetër.


Irani ka vendosur vija të kuqe dhe këto duhet të respektohen”, tha ai.


I pyetur nëse Irani do të dërgojë një delegacion në Islamabad, Aziz u përgjigj se kjo varet nëse Teherani merr sinjale pozitive.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page