IRAN | PROTESTUESJA ANTIQEVERITARE BITA HEMATI DHE BASHKËSHORTI I SAJ MOHAMMADREZA MAXHID (MAJID) ASL U DËNUAN ME VDEKJE (ME VARJE NË LITAR).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Teheran, Iran | Regjimi iranian po përgatitet të ekzekutojë gruan e parë për pjesëmarrje në protestat e janarit, një nga afërsisht 1600 të dënuarit me vdekje nga Republika Islamike vitin e kaluar.
“Bita Hemati u dënua me vdekje me varje për një sërë akuzash, duke përfshirë përdorimin e eksplozivëve dhe armëve, hedhjen e objekteve si blloqe betoni, pjesëmarrjen në demonstrata dhe minimin e sigurisë kombëtare”.
Kështu u tha në një njoftim për shtyp të lëshuar të martën nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) i opozitës.
Bashkëshorti i saj, z. Mohammadreza Maxhid (Majid) Asl, me moshë 34 vjeç, dhe dy burra të tjerë, Behrouz dhe Kourosh Zamaninezhad, të cilët, jetonin me të, u dënuan gjithashtu me vdekje pas një gjyqi të shkurtuar dhe pasuritë e tyre u konfiskuan.
Një datë ekzekutimi nuk është njoftuar ende.
I pandehuri i pestë, i afërmi i Hematit, Amir Hemati, u dënua me gati gjashtë vjet burg për komplot dhe bashkëpunim kundër sigurisë kombëtare, si dhe propagandë kundër regjimit.
“Rezistenca Iraniane u bën thirrje edhe një herë Kombeve të Bashkuara, organizatave ndërkombëtare përkatëse dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të shpëtuar jetën e të burgosurve të dënuar me vdekje, veçanërisht të burgosurve politikë dhe atyre të arrestuar gjatë kryengritjes”, tha NCRI-ja në një deklaratë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments