IRAN | PRESIDENTI MASUD (MASOUD) PEZESHKIAN: DIALOGU ËSHTË NË RREGULL; POR MOS NA DETYRONI TË NËNSHTROHEMI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read
Teheran, Iran | “Presidenti Masud (Masoud) Pezeshkian tha sot se Teherani mbështet dialogun konstruktiv me Shtetet e Bashkuara, por nuk do të lejojë veten të detyrohet të nënshtrohet”.
Kështu raportoi enti mediatik disident iranian me seli në Londër “Iran International”.
“Irani nuk kërkon luftë apo paqëndrueshmëri dhe gjithmonë i ka kushtuar rëndësi dialogut dhe angazhimit konstruktiv me vendet e tjera”, tha ai gjatë një vizite në një qendër shërbimesh emergjente në Teheran.
“Çdo përpjekje për të imponuar vullnetin e dikujt ose për ta detyruar vendin të nënshtrohet është e dënuar me dështim”, shtoi ai.
“Irani nuk do ta pranojë kurrë një qasje të tillë”, tha Presidenti Pezeshkian.
“Për çfarë krimi dhe me çfarë autorizimi u kryen sulmet kundër vendit tonë? Çfarë justifikimi ka, sipas ligjit ndërkombëtar dhe parimeve humanitare, për shënjestrimin e civilëve dhe qendrave jetësore”, tha Presidenti Masud (Masoud) - i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve “Irna”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)























Comments